Dita e fundit e aplikimeve, interes i lartë nga fermerët

Më datë:

Blegtorët në juglindje të vendit e kanë dëgjuar thirrjen e autoriteteve dhe janë grupuar për të përfituar nga skemat mbështetëse të cilat kanë kriter numrin e krerëve. Blegtorët në Rrëmbec të Maliqit po aplikojnë për të përfituar 10 mijë Lekë për çdo bagëti.

“Ne jemi grupuar si shoqëri dhe do të bëhen 10 lopë për 5 apo 6 fermerët.”

-Keni marrë vitet e kaluara?

“Kemi marrë.”

“Jemi 8 fermerë, kemi bashkuar lopët.”

Interesi ishte i lartë nga fermerët edhe në ditën e fundit të afatit të aplikimeve.

“Për naftën, kam aplikuar edhe për blegtorinë.”

Më shumë interes ka patur për të përfituar naftën falas dhe sipas autoriteteve shifrat janë thuajse të njëjta me një vit më parë.

“Në qarkun e Korçës kemi në skemën e naftës rreth 10 mijë e 300 aplikime. Pra, pothuajse jemi në të njëjtat apikime si vitin e kaluar”, tha Vullnet Gjolla, drejtor i Bujqësisë Korçë

Tani pritet të nisë kontrolli i dokumentacionit dhe verifikimi në terren e më pas do të bëhet shpërndarja e subvencioneve

“Sa po të dalin emrat e parë shpresojmë që të fillojmë me shpërndarjen e sasisë së litrave të naftës”, tha Gjolla.

Këtë vit apklikimet zgjatën për rreth 1 muaj e gjysmë ndërsa ky është viti i pestë që fermerët përfitojnë nga skemat e subvencioneve në bujqësi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trigliceridet e larta, sinjalet që nuk duhet neglizhuar

Trigliceridet janë një lloj yndyre që trupi përdor si...

Shoqata e Transportit: Nga 1 Qershori, bileta e autobusit 30 lekë më shumë nëse paguhet me kartë

Nëse nga 1 Qershori, operatorët e transportit publik do...

Shqipëria dhe BE-ja zhvillojnë sot Konferencën e 8-të Ndërqeveritare

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë sot në...

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...