Trump pezullon vizat studentore për të huajt

Më datë:

Administrata Trump pezullon përkohësisht dhënien e vizave për të gjithë studentët e huaj. Mediat amerikane shkruajnë sekretari i shtetit Marko Rubio u ka dërguar urdhëra me shkrim përfaqësive diplomatike të Shteteve të Bashkuara në gjithë botën, të pezullojnë të gjitha takimet për viza me studentët aplikantë dhe të mos lenë asnjë takim të ri deri në daljen e një udhëzimi të dytë.

Mediat amerikane e lidhin vendimin me valën e protestave të dhunshme që shpërthyen vitin e kaluar nëpër universitetet vendase, në mbështetje të palestinezëve të Rripit të Gazës përballë sulmit të përgjakshëm izraelit. Mes pjesëmarrësve dominonin studentët e huaj të ardhur në SHBA me viza studentore. Shtëpia e Bardhë ka akuzuar më herët disa prej këtyre universiteteve se kanë lejuar aktivitetet pro-palestineze në kampuset e tyre, duke i hapur rrugën “rrëmbim të institucioneve arsimore nga antisemitizmi”.

Për këtë arsye, Departamenti amerikan i shtetit udhëzoi po ashtu ambasadat amerikane të kontrollojnë aktivitetin në rrjetet sociale të çdo aplikanti, si një filër kundër terrorizmit.

Kjo masë merret mes përplasjes së ashpër mes administratës Tramp dhe universitetit të Harvardit mes më të vjetërve në vend, të cilit i ka ngrirë rreth 2.7 miliard dollarë grante, duke e akuzuar se nuk lufton anti-semitizmin dhe është pushtuar nga fryma majtiste.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK dhe Antimafia e Barit godasin grupin kriminal, Braho: 15 masa sigurie, 1 milion euro të sekuestruara

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar...

Trigliceridet e larta, sinjalet që nuk duhet neglizhuar

Trigliceridet janë një lloj yndyre që trupi përdor si...

Shoqata e Transportit: Nga 1 Qershori, bileta e autobusit 30 lekë më shumë nëse paguhet me kartë

Nëse nga 1 Qershori, operatorët e transportit publik do...

Shqipëria dhe BE-ja zhvillojnë sot Konferencën e 8-të Ndërqeveritare

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë sot në...