5.5 C
Tirana

Dështon testi i SpaceX, raketa del nga kontrolli

Më datë:

Një fluturim provë për raketën Starship të SpaceX ka dështuar për herë të tretë radhazi.

Raketa nisi të rrotullohej pa kontroll rreth 30 minuta pas nisjes për shkak të rrjedhjes së karburantit, duke treguar se u prish gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës.

“Mundësitë tona për të shkuar deri në Oqeanin Indian janë të pakta”, u tha gjatë transmetimit direkt të SpaceX.

Deri më tani kishte shpresa se ky mision do të ishte i suksesshëm pasi raketa kishte përparuar pas dështimeve të janarit dhe marsit.

Planet për të lëshuar një seri satelitësh pas nisjes u lanë mënjanë sepse dera e raketës nuk hapej  plotësisht. Mjeti hapësinor ishte vendosur mbi një pajisje që po përdorej për herë të parë dhe duhet të  kryene një ulje të lehtë, por u përplas në Gjirin e Meksikës.

SpaceX shpreson që një ditë Starship të transportojë njerëz dhe mallra në planetin Mars, por ngjarja e fundit i kthen ambiciet e Elon Musk në dyshime.

Megjithatë, njeriu më i pasur i botës e quajti këtë fluturim si “përmirësim të madh”. Ai premtoi se do të fitonte ritëm me fluturimet e ardhshme, tre të cilët do të zhvillohen çdo 3-4 javë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK nën hetim: Dy të rinj dhe pasuritë e tyre pas vjedhjes masive prej 15 mln euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Qofte Speciale pa Mish

Kuzhina shqiptare është fantastike në larminë e gatimeve të...

Arkeologët hapin një varr 2,600-vjeçar në Itali, habiten nga ajo që zbulojnë

Një zbulim i rrallë arkeologjik në Itali ka nxjerrë...

Claude i Anthropic ngjitet në krye të App Store në SHBA

Chatboti i Anthropic, Claude, duket se ka përfituar nga...