9.5 C
Tirana

Dështon për herë të 22 seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Më datë:

Ashtu si në njëzet e një përpjeket e mëhershme, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe të martën, për të njëzet e dytën herë, ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Ligjbërësit refuzuan për të katërmbëdhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës – sipas një propozimi të bërë më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish, në vazhdimin e seancës konstituive, më 27 maj, që ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Dështimi i radhës për zhbllokimin e ngërçit në Kuvend ndodhi rreth një orë pasi organizata të shoqërisë civile, përmes një performance, protestuan para Kuvendit në lidhje me moskonstituimin e institucionit ligjvënës.

“Për çka ju kemi zgjedhë?”, “Çdo vonesë ka kosto!” dhe “Cirku i demokracisë” ishin disa nga mesazhet e shkruara në fletë të bardha, të ngjitura në disa karrige të vendosura para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...