Pas refuzimit nga Shqipëria, Britania do t’i kërkojë Kosovës kamp për azilkërkuesit

Më datë:

Pasi Shqipëria refuzoi të ngrinte një kamp emigrantësh për Britaninë e Madhe, Kryeministri anglez Keir Starmer po planifikon t’i kërkojë Kosovës të jetë një shtet pritës për azilkërkuesit.

Kjo është në vazhdën e strategjisë së re për deportimin e emigrantëve, e ngjashme me skemën e diskutuar më parë me Ruandën.

Më herët gjatë këtij muaji, Kryeministri Starmer njoftoi nisjen e bisedimeve për krijimin e “qendrave të kthimit”, ku azilkërkuesit me kërkesa të refuzuara do të dërgohen në vende të treta deri në shqyrtimin e dokumentacionit dhe kërkesave të tyre.

Kryeministri britanik bëri këtë deklaratë gjatë vizitës së tij në Tiranë javën e kaluar, por Kryeministri Rama refuzoi që Shqipëria të jetë pjesë e një marrëveshje të tillë.

Megjithatë, mediat britanike raportojnë se Kosova është ndër 9 vendet e përzgjedhura nga ministrat britanikë si destinacion potencial për këto qendra.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur gatishmërinë e vendit të saj për të diskutuar mbi këtë çështje, megjithëse ka theksuar se deri më tani nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare nga Britania e Madhe.

Qeveria britanike argumenton se këto masa do të ndihmojnë në zvogëlimin e numrit të kalimeve të paligjshme përmes gomoneve dhe do të minimizojnë rastet e azilkërkuesve që përdorin arsye të ndryshme ligjore, si krijimi i familjeve, për të shmangur deportimin.

Ndër vendet e tjera të përzgjedhura për këtë skemë janë Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja-Hercegovina, si dhe disa vende jashtë Evropës.

Ministrat britanikë shpresojnë që bisedimet të kenë avancuar deri në kohën kur Mbretëria e Bashkuar të organizojë në vjeshtë një samit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Londër, ku do të diskutohet edhe çështja e migracionit të paligjshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...