10.5 C
Tirana

Detaje nga megaoperacioni “Ura”: Sekuestrohen stiva me Euro, kokainës i vihej logoja

Më datë:

Drejtoria e Antimafias së Barit ka bërë publike pamjet nga operacioni i madh i koduar “Ura” kundër trafikut ndërkombëtar të drogës. 52 persona kanë përfunduar në pranga në Itali dhe në Shqipëri.

Siç duket nga pamjet e shpërndara nga autoritetet italiane është sekuestruar një sasi e madhe parash, të ndara në pako me prerje të ndryshme, nga 100, 50, 20 dhe 10 Euro.

Mjafton të shikojmë videon për të kuptuar sasinë marramendëse të parave të zbuluara.

Nuk kanë munguar edhe përgjimet që janë zhvilluar në Shqipëri. Autoritetet kanë zbuluar edhe fletë me llogari të shitjeve të drogës.

Ndërsa kokaina pasi është presuar u janë vendosur edhe shenja. Disa mbajnë mbishkrimin “Paris” apo “Leon”, të tjera logon e “Audit”. Emërtimet nënkuptonin grupet kriminale ku do të dërgohej droga.

Sipas asaj që raportojnë paraprakisht mediat italiane, bëhet fjalë për goditjen e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, që drejtohej nga organizatat kriminale shqiptare. 

Lënda narkotike kokainë nisej nga Ekuadori drejt portit të Roterdamit në Holandë dhe më pas në Bari të Italisë. Nga aty shpërndahej në qytete të tjera të Italisë, por edhe shtete të tjera të BE.

Ndërkohë, heroina dërgohej nga Shqipëria në Itali përmes autobusëve të linjave të Barit dhe jo vetëm, të cilët lëviznin përmes trageteve. E njëjta rrugë përdorej nga autobusët për sjelljen e shumave të parave në Shqipëri.

Grupi kriminal i goditur i shqiptarëve i kishte rolet e ndara, sipas funksioneve që kryenin, nga porositësit tek ata që kalonin lëndën narkotike për në Itali.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK nën hetim: Dy të rinj dhe pasuritë e tyre pas vjedhjes masive prej 15 mln euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Qofte Speciale pa Mish

Kuzhina shqiptare është fantastike në larminë e gatimeve të...

Arkeologët hapin një varr 2,600-vjeçar në Itali, habiten nga ajo që zbulojnë

Një zbulim i rrallë arkeologjik në Itali ka nxjerrë...

Claude i Anthropic ngjitet në krye të App Store në SHBA

Chatboti i Anthropic, Claude, duket se ka përfituar nga...