Dua Lipa shpallet artistja më e klikuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Më datë:

Suksesi për Dua Lipën nuk ka të ndalur! Këngëtarja me origjinë shqiptare është shpallur më e kilikuara në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024.

“Phonographic Performance Limited”, e cila jep licenca për muzikë ka publikuar raportin e saj vjetor për muzikën më të klikuar/dëgjuar në radio, televizion dhe platforma të tjera online, në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024. Raporti e renditi Dua Lipën si artisten më të klikuar.

Kjo është hera e dytë që këngëtarja me origjinë shqiptare merr këtë “trofe”. Ajo u rendit si artisja më e dëgjuar nga britanikët edhe në vitin 2020.

“Është një nder i vërtetë të emërohem artistja më e klikuar në Mbretërinë e Bashkuar për herë të dytë. Viti 2024 ishte një vit i jashtëzakonshëm dhe jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që kanë mbështetur muzikën time në radio, televizion dhe në vende të ndryshme në të gjithë vendin”, tha e emocionuar Dua Lipa.

Sipas raportit këngët e Dua Lipës klikohen mesatarisht 400 herë në ditë dhe më e preferuara në gjithë repertorin e saj është “Houdini”.

Lipa zbriti nga “froni” Ed Sharen, i cili për tre vjet mbajti titullin si këngëtari më i preferuar në Britani. Raporti e renditi Ed Sharen në vendin e tretë, kurse në vend të dytë Taylor Swift. Në vendin e katërt u rendit David Guetta, kurse në vendin e pestë Coldplay.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti në komunikim me Abdixhikun për zgjedhjen e Presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, me...

Karakaçi: Porti i ri në Porto Romano garanton zhvillim afatgjatë ekonomik

Në seancën e sotme plenare, më 16 prill, ministri...

Dosja 5D/ Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish drejtorët e Bashkisë Tiranë

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca për dosjen...

Aksident i frikshëm në Itali, kamioni përplaset me furgonin. Vdes italiani, shqiptari në luftë për jetën

Aksident i rëndë rrugor në Itali. Dy automjete janë përplasur...