Kërcënohet me jetë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Më datë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë përmes një mesazhi në e-mail.

Ky lajm është konfirmuar nga Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, i cili pas kërcënimit që mori presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se kërcënuesit nuk po përballen me drejtësinë.

Për Klankosova.tv, Kupina tha se kërcënimi i kësaj jave është vazhdimësi e kërcënimeve të vazhdueshme me jetë ndaj Presidentes Osmani.

“Kërcënimi i kësaj jave është vazhdimësi e kërcënimeve të vazhdueshme me jetë ndaj Presidentes Osmani. Çfarë i bashkon të gjitha? Mosveprimi i institucioneve të drejtësisë. Përkundër dhjetëra kërcënimeve — shumica prej tyre kërcënime me jetë — asnjë veprim nuk është ndërmarrë ndaj kërcënuesve për vite me radhë. Kjo, edhe pse në shumicën e rasteve, kërcënimet bëhen me emër, mbiemër dhe nga profile të identifikueshme. Disa kërcënime janë bërë madje edhe në emisione televizive, por edhe atëherë kanë munguar veprimet për t’i përballur kërcënuesit me përgjegjësi”, tha Kupina.

Ai shtoi se kjo klimë e rrezikshme nxit të tjerët të ndjekin të njëjtin model të dhunës.

“Rasti i kërcënimeve të njëpasnjëshme me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj është i vetmi në historikun e institucioneve, siç na është thënë nga institucionet e sigurisë, ku asnjë nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë. Kur kërcënimet e rënda nuk trajtohen me seriozitetin që meritojnë, ato jo vetëm që nuk ndalen, përkundrazi, inkurajohen. Kjo klimë e rrezikshme nxit të tjerë të ndjekin të njëjtin model: nxitje dhune, thirrje për eliminim fizik dhe përçmim të plotë ndaj rendit kushtetues”, shprehet Kupina.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Debati për ‘media të kapur’: Rama thotë se kritikat tejkalojnë lajmet pozitive 5 herë”

 Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë një postim...

“Mikrofinanca në Shqipëri: Një Segment i Rëndësishëm i Kredive për Biznese”

Gubecka: Shqipëria mbetet një treg në rritje për sektorin...

Trump: Uraniumi i pasuruar i Iranit do të shkatërrohet

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se uraniumi i pasuruar...

Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publikon listën e Kombëtares U-21

Kombëtarja U-21 do të zhvillojë dy miqësore në qershor...