Merz në Samitin e BE në Tiranë: Bisedimet në Stamboll, një sinjal

Më datë:

“Nuk duhet të ketë pikë dyshimi se jemi të angazhuar në mbështetje të Ukrainës.”- kështu u shpreh kancelari gjerman Merz në samitin e BE në Tiranë, që për të shënon mbledhjen e parë liderët europianë pas marrjes së detyrës.

Merz tha se fakti që delegacione të Rusisë dhe Ukrainës është një sinjal, të cilën e konsideroi një sukses të vogël diplomatik drejt paqes

“I dashur Edi, faleminderit për mikpritjen. Jam I kënaqur që jam këtu dhe të jem me ju në këtë grup të shquar të Europës. Faleminderit për urimet për zgjedhjet, pres me padurimin bashkëpunimin me ju.

Cështja e parë, në Kontinent kemi një sfidë, lufta e vështirë në Ukrainë, nuk është thjesht luftë kundër këtij vendi, është e drejtuar ndaj të gjithë Europës.

E dini se ne vajtëm në Kiev për t’u takuar me Zelensky të shtunën, për të treguar angazhimin tonë të fortë dhe vendosmërinë tonë për këtë rend politik.

Jemi të vendosur se duhet t’i japim mbështetje të fortë Ukrainës. Përpjekjet tona kanë treguar një sukses të vogël diplomatik. Fakti që po takohen është një sinjal. Nuk duhet të ketë pikë dyshimi se jemi të angazhuar në mbështetje të Ukrainës.” u shpreh kancelari gjerman.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK jep njoftimin zyrtar: Mbyllja e hetimeve për Ahmetaj, akuza për korrupsion dhe pastrim parash

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Muffins krokantë me kanellë

Muffins, ëmbëlsira të buta dhe aromatike, me shije kanelle...

Do ndërtohej spital, arkeologët gjejnë varre 2,000-vjeçare

Arkeologët që po kryenin një studim rutinë para nisjes...