Samiti në Tiranë/ Meloni: Të këmbëngulim për armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë

Më datë:

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në një deklaratë për media para nisjes së punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Europian është shprehur se duhet të këmbëngulim për një armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë.

Giorgia Meloni: Nuk do të kërkojmë alternativa, por duhet të këmbëngulim për një armëpushim të pakushtëzuar, për një marrëveshje serioze paqeje që të ketë garanci sigurie për Ukrainën. Po vazhdojmë të punojmë edhe për këtë objektiv.

Ndërkohë Meloni është pyetur edhe në lidhje me kampin e Gjadrit, nëse e ka vizituar ditën e sotme.

Giorgia Meloni: Nuk kam pasur kohë. Jo nuk kam kohë, por puna po vazhdon dhe kjo tregon edhe shpejtësinë e funksionimit, duke dëshmuar që siç kemi premtuar jemi në rrugën e duhur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrau të bijën një vit më parë në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për palestinezin Fadi Alwan

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për palestinezin, Fadi Alwan,...

1 Maji, sindikatat protestë për kushte më të mira pune

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Maj, në Tiranë...

TURQI – Dhjetëra të arrestuar në Stamboll për 1 Majin

Dhjetëra demonstrues të mbledhur për festimet e 1 Majit...

Kontrolle të befasishme në burg, sekuestrohen telefona në Durrës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një aksion...