Shqipëria në heshtje zgjedhore/ Partive dhe kandidatëve nuk u lejohet të bëjnë fushatë

Më datë:

Shqipëria ka hyrë prej pak minutash në heshtje zgjedhore.

Pas 30 ditë fushate elektorale, partive politike dhe kandidatëve për deputetë nuk u lejohet më që të bëjnë propagandë elektorale apo të kërkojnë mbështetje nga votuesit.

Në zgjedhjet e së dielës të drejtën e votës e kanë 3 milionë e 713 mijë shtetas shqiptarë, prej tyre rreth 246 mijë janë regjistruar që të votojnë nga jashtë.

Ndërkohë që rreth 115 mijë zgjedhës votojnë për herë të parë. Në gjithë Shqipërinë do të hapen 5225 qendra votimi.

Këto zgjedhje vijnë me disa risi, pasi për herë të parë emigrantët kanë patur mundësinë të votojnë nga jashtë, ndërsa listat e kandidatëve janë një miksim mes listës së hapur dhe listës së mbyllur.

Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë dhe në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Si të përgatisni hap pas hapi akullore me limon në kushte shtëpie

Nëse mendonit se akulloren mund ta përgatisin vetëm pastiçierët...

Durrës: kontroll “blic” në burg pas konfliktit, sekuestrohet pajisje elektronike e ndaluar

Një operacioni blic është bërë në burgun e Durrësit,...

Grumbullime të paligjshme në protestë, procedohen penalisht 15 shtetas

Policia e Tiranës njoftoi sot se pas veprimeve hetimore...

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, 53 mandate fiton Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjene sotme ka...