Zelensky do të nënshkruajë marrëveshje sigurie në Mal të Zi

Më datë:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të arrijë më 15 Maj për një vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku do të takohet me presidentin e këtij vendi, Jakov Milatoviç.

Kështu raporton portali “Dan” duke iu referuar burimeve.

Gjatë vizitës, pritet të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi, brenda kuadrit më të gjerë të bashkëpunimit midis Ukrainës dhe shteteve anëtare të aleancës së NATO-s.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet nga Zelensky dhe kryeministri Milojko Spajiç.

“Me këtë akt, Mali i Zi do të konfirmojë mbështetjen e tij të fortë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës dhe do t’i bashkohet grupit të anëtarëve të NATO-s që kanë ndërmarrë tashmë detyrime në kuadër të deklaratës së përbashkët të korrikut 2023”, raporton më tej kjo media.

Detajet e marrëveshjes do të njoftohen pas nënshkrimit zyrtar në Podgoricë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Armeni, Rama: Shqipëria u dëgjua me respekt

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet e...

“Met Gala 2026” mbledh ikonat e modës në Muzeun Metropolitan të Artit

Ngjarja më prestigjioz e modës në botë, “Met Gala...

KINË – Të paktën 21 të vdekur pas shpërthimit në fabrikën e fishekzjarrëve

Të paktën 21 persona u vranë në një shpërthim...

Laçi shpallet kampion në Kategorinë e Parë, vendos goli i minutave shtesë në Korçë

Është mbyllur sezoni i “Kategorisë së Parë” me një...