15.5 C
Tirana

Dyshohet se ndihmoi autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt, arrestohet një person

Më datë:

Një person në Tiranë është arrestuar pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhajt, më 27 Prill në Vlorë.

Në pranga ka rënë shtetasi E.Mehmeti, pas hetimit të kryer nga Policia e Vlorës, e cila arriti të identifikojë makinën me të cilën lëvizi vrasësi.

Nga hetimet rezulton se këtë makinë ia kishte dorëzuar autorit para krimit, ndërsa mjetit i ishin ndërruar edhe targat.

Mehmetit iu sekuestrua edhe një celular që pritet të zbardh të dhëna për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë. Vrasja e tij dyshohet se është porositur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Renato Hoxhaj u ekzekutua mëngjesin e datës 27 Prill me 3 plumba, 2 prej të cilave në kokë dhe 1 në kraharor. Për ngjarjen policia u njoftua nga bashkëjetuesja e viktimës, e cila e gjeti të pajetë në rrugicë, rreth 2 orë pas krimit.

“Më pyetën vetëm për këtë. Pe gjë më thanë, nuk pash gjë i thash unë. Unë s’pash gjë. Unë isha brenda i thashë. Unë e dija se ishin fishekzjarre i thashë. Mendova i thashë se ishin fishekzjarre, mendova.

Nuk dola i thashë, se po vishesha. Në atë kohë, i thashë unë, po vishja rrobat, e s’mund të dal. Si do dilja unë”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

USB e SPAK, 10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati i zv.kryeministres: Duam tre javë kohë

Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit...

Gjermania miraton ligjin historik për shërbimin ushtarak

 Ligji i ri gjerman për shërbimin ushtarak do të...

Rama: “Smart City”, në ndihmë të të gjithë punonjësve të ndershëm të policisë

 Kryeministri Edi Rama foli sot për rëndësinë e projektit...

Aksion kundër korrupsionit në Kosovë, arrestohen 6 zyrtarë dhe një ish-ministër

Një aksion i madh policor është ndërmarrë nga autoritetet...