15.5 C
Tirana

Vrasja e Ilaria Sulës, zbulohet letra rrëqethëse e autorit: Ajo kërkonte njerëz të tjerë

Më datë:

Masakrimi me thikë i studentes shqiptare Ilaria Sula në banesën e ish-të dashurit të saj filipinas, Mark Samson, vijon të mbetet një nga krimet më të errëta dhe të mbushura me mister që ka tronditur opinionin publik italian. Ngjarja ndodhi në apartamentin e familjes Samson në rrugën Homs, në lagjen Afrikane të Romës, ndërsa hetimet vijojnë nga Prokuroria e Romës.

Në një letër të dërguar hetuesve, 23-vjeçari Samson jep versionin e tij për vrasjen, duke përshkruar natën tragjike të 25 marsit dhe momentet që paraprinë krimin.

“Sapo kishte kaluar ora 22:15, po flisnim për marrëdhënien tonë. Isha i shqetësuar dhe i lodhur që prisja, ndërsa ajo kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur”, shkruan ai. Sipas rrëfimit të tij, më pas Ilaria kishte kërkuar të qëndronte natën në shtëpi, kishte veshur pizhama dhe ishin shtrirë së bashku në shtrat, duke kujtuar momentet e lumtura që kishin ndarë: udhëtime, nofka dhe fjalë të dashurisë në gjuhët respektive – “shpirt”, “zemra ime”, “bebe ko”, “mahal”.

Por pas kësaj nate, Ilaria mbeti e pajetë, e goditur brutalisht me thikë. Mark Samson akuzohet për vrasje me dashje dhe fshehje të kufomës, ndërsa nëna e tij po hetohet për bashkëpunim në fshehje prove.

Letra e tij përshkruan gjithashtu përpjekjet për të zhdukur trupin, të cilin e vendosi në një valixhe dhe e mbajti për disa orë në makinë. Ai tregon edhe një detaj makabër: me trupin në bagazh, ndaloi në një dyqan për të blerë cigare dhe çakmak.

Mëngjesin e 26 marsit, ai përshkruan momentin kur e ngarkoi valixhen me trupin e pajetë në makinë dhe u nis drejt Capranica Prenestina për ta hedhur nga një shkëmb. “Ishte një ditë me diell verbues. Dy vajza po vinin drejt meje. Prita të kalonin dhe më pas ngrita valixhen pa ndihmën e askujt”, shkruan ai.

Hetimet vijojnë, ndërsa prokuroria përpiqet të zbardhë motivin dhe rrethanat e vërteta të një krimi që ka lënë shumë pyetje pa përgjigje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

USB e SPAK, 10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati i zv.kryeministres: Duam tre javë kohë

Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit...

Gjermania miraton ligjin historik për shërbimin ushtarak

 Ligji i ri gjerman për shërbimin ushtarak do të...

Rama: “Smart City”, në ndihmë të të gjithë punonjësve të ndershëm të policisë

 Kryeministri Edi Rama foli sot për rëndësinë e projektit...

Aksion kundër korrupsionit në Kosovë, arrestohen 6 zyrtarë dhe një ish-ministër

Një aksion i madh policor është ndërmarrë nga autoritetet...