20.5 C
Tirana

OKB dhe palestinezët përplasen me Izraelin në Hagë

Më datë:

Përfaqësuesit e OKB-së dhe palestinezëve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë akuzuan Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar i cili po refuzon të lejojë ndihma në Gaza.

Që nga 2 Marsi, Izraeli ka ndërprerë plotësisht të gjitha furnizimet për 2.3 milionë banorët e Rripit të Gazës dhe ushqimi i grumbulluar gjatë një armëpushimi në fillim të vitit është mbaruar.

Në seancat në gjykatën më të lartë, këshilltari ligjor i OKB-së tha se Izraeli ka një detyrim të qartë për të lejuar ndihmën humanitare për njerëzit në Gaza.

“Izraeli ka disa detyrime në lidhje me praninë dhe aktivitetet e Kombeve të Bashkuara dhe territorit të pushtuar Palestinez për shkak të statusit të tij si fuqi pushtuese. Këto përfshijnë detyrimin e përgjithshëm për të administruar territorin për të mirën e popullatës vendase, kushtuar kujdesit dhe edukimit të fëmijëve dhe detyrimit për të mirëmbajtur shërbimet mjekësore”.

Përfaqësuesi palestinez Ammar Hijazi tha se Izraeli po përdorte ndihmën humanitare si “armë lufte”, ndërsa njerëzit në Gaza po përballeshin me urine ekstreme.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm izraelit Giedon Saar kritikoi seancat dhe tha se gjykata po politizohej.

Ata po abuzojnë me gjykatën edhe një herë për të provuar dhe detyruar Izraelin të bashkëpunojë me një organizatë që është e infektuar me terroristët e Hamasit”, u shpreh ai.

Izraeli ka deklaruar vazhdimisht se nuk do të lejojë hyrjen e mallrave dhe furnizimeve në Gaza derisa Hamasi të lirojë të gjithë pengjet e mbetura.

Ai ka akuzuar grupin militant për rrëmbimin e ndihmave humanitare, të cilën Hamasi e mohon.

Seancat dëgjimore në Hagë do të vazhdojnë për pesë ditë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...