19.5 C
Tirana

Berisha: Rama, një dorë e zezë që s’ka kufij. Ju vjedh edhe kur buzëqeshni

Më datë:

Një dorë të zezë e konsideron kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kryeministrin e vendit, Edi Rama. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga ai sepse i vjedh edhe kur ata buzëqeshin.

“Ai është një dorë e zezë që nuk ka asnjë kufi. Kujdes se ai ju vjedh edhe kur ju buzëqeshni. Ai vjedh ditën, vjedh natën, vjedh në çdo kohë”, tha Berisha gjatë një takimi elektoral në Himarë.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha se qeveria e ardhshme paprekshmërinë, rikthimin dhe kompensimin e pronës do t’i ketë përparësi absolute.

“Edi Rama ka krijuar një agjenci, në të cilën ka vendosur si pronë të gjithë territorin e shtetit shqiptar. Ka vendosur aty një zëdhënëse, një lubi tjetër, si Lubi Ballukun dhe ajo ka autoritetin të bëjë ç’të dojë me pronat e shqiptarëve kudo, në Himarë, në Vlorë, në Lurë, në Berat, kudo në Shqipëri. Pa, kjo është e vërteta. Kurse ne zotohemi se do të respektojmë paprekshmërinë e pronës, do të rikthejmë pronën në çdo rast që ajo ekziston”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...