Rehabilitimi i rrugës në Lushnjë/ Zëvendës kryeministrja Balluku inspekton punimet në Plug

Më datë:

Në bashkinë e Lushnjes, në fshatin Plug, Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton projektin për rehabilitimin e rrugës që lidh këtë zonë me autostradën. Një rrugë me gjatësi rreth 3 kilometra e cila po i nënshtrohet një rehabilitim të plotë, e që do të plotësohet edhe me elementët urbanë.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, e shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa dhe inxhinierë të FSHZH, ndoqën nga afër ecurinë e punimeve ku deri më tani janë realizuar afro 25% e tyre.

“Ne me Fondin Shqiptar kemi nënshkruar edhe një kontratë dhe pas asfaltimit do të vazhdojmë edhe me trotuarin në pjesën e majtë të rrugës, me gjatësi 1.1 kilometra që do të shkojë deri në qendër të fshatit Plug, duke i dhënë një urbanizim zonës, ashtu siç e meriton”, bëri të ditur Sefa.

Kontrata parashikon që punimet të përfundojnë në shtator të këtij viti, duke ju shërbyer kështu të gjithë banorëve të zonës, e veçanërisht fermerëve. “Këtu rrugët luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe kryesor për lidhjen jo vetëm midis njësive administrative, por edhe parcelave në të cilat punohet. Por nga ana tjetër edhe për të gjithë lëvizjen e mallrave bujqësore që ne e dimë që janë ato oraret e pasdites që fillojnë grumbulluesit dhe fermer

ët shkojnë drejt tyre dhe është e nevojshme që ti krijohet e gjithë infrastruktura e duhur”, tha Balluku.
Plotësimi i projektit me elementët urbanë, trotuarë dhe ndriçim, i përgjigjet kërkesës së banorëve, por edhe urbanizimit të zonës.


“Nuk ndërtojmë vetëm infrastrukturë rrugore, por kjo infrastrukturë rrugore vjen e kompletuar edhe me mobilimin urban, siç janë pjesa e trotuarëve, pjesa e gjelbërimit, pjesa e ndriçimit që është shumë e rëndësishme në zonë. Është një nga kërkesat që ne e kemi herë pas here. Edhe pjesa e ndriçimit vazhdon që të jetë një kërkesë shumë e rëndësishme që duhet t’ia ofrojmë banorëve”, u shpreh Balluku.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gogu në Kavajë: Drejtësia për të rinjtë duhet të hapë dyer për një fillim të ri

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu zhvilloi një vizitë në...

Kontrabandë mallrash pranë Kamzës, një i arrestuar dhe dy në kërkim

Një i ri ka rënë në prangat e policisë,...

Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala prezantoi...

Sekuestrohet kokainë, kanabis, municione luftarake dhe një shumë parash, arrestohet i riu në Devoll

Policia e Korçës ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi u...