6.5 C
Tirana

Atentati në Tiranë, motori i autorëve u zhduk në drejtim të Elbasanit

Më datë:

Detaje të reja mbi atentatin e ndodhur të Enjten në kryeqytet, ku mbetën të plagosur 4 persona.

Motori tip “Ducati” nga ku autorët qëlluan në drejtim të makinës “G Class”, është larguar në drejtim të Elbasanit.

Grupi hetimor ka mundur ta lokalizojë deri diku në autostradë, ndërsa më pas ka humbur gjurmët, pasi ka devijuar nëpër disa rrugë fshatrash pa mbërritur në qytet, në të cilat deri më tani ka qenë i pamundur gjurmimi pasi nuk ka kamera sigurie.

Grupi hetimor, përveç verifikimeve që po kryen për pistën që e lidh me ngjarjen e Lezhës, disa pista të tjera janë duke u verifikuar, por deri në këtë fazë asnjëra prej tyre nuk duket të jetë bindëse.

Në zonën ku u qëlluan 4 personat lëvizin kontigjentë të tjerë të botës së krimit, të cilët mund të kenë qenë “objektiv”.

Një pjesë e tyre po verifikohen ku kanë qenë në momentin e atentatit, jo vetëm si shënjestër, por edhe autorë të mundshëm.

Kujtojmë se 2 nga të plagosurit janë vëllezërit e mitur, 17 dhe 11 vjeç. 

Ata janë nisur jashtë vendit për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...