Mbërrijnë votat e para të diasporës në Shqipëri

Më datë:

Kanë mbërritur në Republikën e Shqipërisë votat e para të diasporës.

Raportohet se votat e mbërritura janë duke u procesuar nga sistemi postar dhe ende nuk kanë mbërritur në Parkun Olimpik.

Sipas asaj që raportohet votat pritet të mbërrijën në Parkun Olimpik rreth orës 19 të pasdites së sotme.

Ndërkohë numri i emigrantëve që e kanë dhënë votën deri tani janë 111, të paktën kështu ka deklaruar komisioneri Ilirjan Celibashi, numër që është rritur në orët në vijim, por pritet të konfirmohet nga kompania DHL e cila është duke u marrë me këtë proces.

Bëhet e ditur se janë rreth 9000 emigrantë që e kanë marrë në dorëzim fletën e votimit dhe që janë rreth 100 mijë fletë të vulosura dhe që janë dërguar në shtetet përkatëse nga qarqe të ndryshme, pasi ende nuk ka përfunduar procesi dhe që pritet të merren në dorëzim nga emigrantët shqiptarë.

Votuesit nga jashtë do kenë 3 ditë afat për të plotësuar fletën e votimit, e më pas për ta dorëzuar në postë. Qytetarët që votojnë nga jashtë Shqipërie nuk do të bëjnë asnjë pagesë, pasi si në dërgimin e fletës së votimit dhe në kthimin e saj gjithçka do të paguhet nga KQZ.

Shpërndarja e fletëve të votimit do të bëhet në 85 shtete të botës. Çdo zarf që vjen pas orës 19:00 të datës 11 Maj, nuk do të numërohet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...