Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama publikon itinerarin e lëvizjes me tren

Më datë:

Kryeministri Edi Rama, përmes një video në rrjete sociale, ka publikuar itinerarin që një tren do ndjekë në hekurudhën Durrës-Prishtinë.

“Hekurudha Kuq e Zi tashmë merr udhë” shkruan Rama shoqëruar me flamujt të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas videos së publikuar, itinerarin nga stacioni i Shkodrës do jetë i tillë:

Stacioni i Shkodrës – Stacioni Prekal – Ndalesa në Koman – Stacioni i Tropojës – kalimi i kufirit në Kosovë – Stacioni i Gjakovës – Stacioni i Prishtinës

“https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F1020840999465378%2F&show_text=false&width=560&t=0

Një ditë më parë, zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku prezantoi studimet e kësaj hekurudhe, duke u shprehur se kjo linjë e kthen kombin shqiptar në një pol për ekonominë dhe ndërlidhjen evropiane.

Balluku shpjegoi se hekurudha do të ndërlidhet me korridorin VIII, korridorin X dhe korridorin adriatiko-jonian. Prezantimi i djeshëm u bë nga Shkodra, aty ku do të vendoset edhe stacioni, diçka që sipas Ballukut i takon “kryeqytetit të veriut me ligj dhe me kanun”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...