Trump ngrin 2.2 mld fonde për Universitetin e Harvardit

Më datë:

Disa orë pasi një nga universitetet më elitare në botë, ai i Harvardit refuzoi një listë kërkesash nga Shtëpia e Bardhë, administra e presidentit Donald Trump u hakmorr duke ngrirë 2.2 mld fonde.

Shtëpia e Bardhë i dërgoi një listë kërkesash drejtuesve të Universiteit të Harvardit javën e kaluar ku kërkoheshin ndryshime në drejtimin e tij, praktikat e punësimit dhe procedurat e pranimit.

Por këto kërkesa ishin të papapranueshme për drejtuesit e universitetit të Harvardit.

Ky është universiteti i parë i madh në vend që sfidon presionin nga administrata Trump për të ndryshuar politikat e tij.

Presidenti Trump ka akuzuar universitetet kryesore se kanë dështuar në mbrojtjen e studentëve hebrenj kur kampuset e kolegjeve në mbarë vendin u tronditën nga protestat kundër luftës në Gaza vitin e kaluar.

Që nga marrja e detyrës, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka ushtruar presion mbi universitetet për të luftuar antisemitizmin dhe për t’i dhënë fund praktikave të diversitetit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...