22.5 C
Tirana

PL: Do të dyfishojmë pagat për mjekët dhe infermierët

Më datë:

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë në Partinë e Lirisë, Florida Ymeri deklaroi sot se Shqipëria meriton një sistem shëndetësor të ndershëm, të drejtë dhe funksional.

Në një deklaratë për shtyp, Ymeri tha se “shëndetësia shqiptare ndodhet në krizë, jo vetëm krizë mjekësore, por krizë besimi dhe funksioni”.

Duke folur për planin e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” për reformimin e shëndetësisë shqiptare, Ymeri tha se “rritja e buxhetit për shëndetësinë në të paktën 6% të PBB, për të garantuar financim të qëndrueshëm për barna, pajisje e teknologji bashkëkohore.

Dyfishim i pagave për mjekët dhe infermierët, për të frenuar largimin masiv të tyre drejt vendeve të tjera dhe për të rritur cilësinë e kujdesit shëndetësor. Furnizim i garantuar me barna esenciale falas për pacientët në spitalet publike, sepse barnat nuk janë luks, janë jetë”.

Ymeri tha se “besoj se “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka guximin, planin dhe vullnetin për ta sjellë këtë ndryshim, sepse shëndetësia nuk është çështje statistikash, është çështje jete”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bardhi kërkon anulimin e votimit për zgjedhjen e Komisionit Rregullator të KQZ-së

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

“U mbylla në qeli më keq se vrasësit serialë”, fjalimi i parë i Veliajt pas arrestimit 

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mbajtur...

Eurodeputeti Schieder: Më 2026 mbyllen shumica e kapitujve për anëtarësim

Eurodeputeti Andres Schieder deklaroi në një konferencë për mediat...

Hetimet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli është paraqitur...