21.5 C
Tirana

Itali/ Rënie e madhe e numrit të viktimave në 24 orët e fundit

Më datë:

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 15887, që do të thotë janë 525 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet të reja janë 4591 duke e çuar në 91246 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 21815 dhe 3977 janë në gjendje kritike.

Ditën e djeshme rastet aktive kanë qenë 88274 ndërsa sot janë 91246 kjo do të thotë se numri është rritur me 2972 persona.

Por personat që kanë rezultuar pozitiv sot janë 4591 pasi tek shifra e përgjithshme zbritet numri i të shëruarave dhe personave që kanë ndërruar jetë.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 67807.

Ditën e djeshme ishin 681 viktima dhe sot janë 156 viktima më pak. Ndonëse numri është i lartë, por nga shifrat që jemi mësuar të shikojmë në ditët e fundit kjo është shenjë e mirë pasi është dita e dytë radhazi që bie numri i vdekjeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...