23.5 C
Tirana

Goditet grupi që trafikonte kokainë në Itali, të përfshirë edhe shqiptarët

Më datë:

Policia italiane ka shkatërruar një grup që merrej me trafikun e kokainës.

Ata kanë lëshuar 11 masa sigurie, pjesa më e madhe në arrest me burg.

Mes të hetuarve ka shqiptarë, marokenë, tunizianë, algjerianë dhe italianë.

Hetimet për grupin e tyre kanë nisur që nga viti 2020 e kanë zgjatur deri në Shkurt të 2023-shit. Autoritetet kanë mundur që të vërtetojnë strukturën e grupit kriminal falë përgjimeve telefonike dhe ambientale.

Banda përdorte makina të modifikuara me dysheme të dyfishtë dhe celularë të enkriptuar për të transportuar drogën nga Europa veriore drejt Lombardisë.

Gjatë kësaj periudhe gati 3-vjeçare janë hetuar 71 persona dhe janë sekuestruar 80 kilogramë drogë në total, 61 kokainë dhe 19 hashash.

Po ashtu vetëm në mars të këtij viti u gjetën 11 kilogramë kokainë në shtëpinë e një qytetari shqiptar që vdiq nga overdoza.

Hetuesit besojnë se grupi ka lëvizur në total 200 kilogramë drogë dhe ishin të organizuar për trafik në sasi të madhe të kokainës në Italinë veriore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ekstradohet nga Gjermania një grua rumune për mashtrim financiar ndaj një kompanie shqiptare

Një 37-vjeçare rumune, e dënuar në Shqipëri për mashtrim...

Malaj: Bonusi për pensionistët në fundvit 10-15 mijë lekë

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se pensionistët...