Shoferët nuk i mbajnë nervat, sherr mes tyre në Kamëz. Policia gjen edhe një gëzhojë

Më datë:

Dy shoferë janë përfshirë në një sherr për motive këtë të hënë në Kamëz. Mes tyre janë përdorur edhe sende të forta.

Uniformat blu thonë se si pasojë ka mbetur i lënduar një 38-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Por policia njoftoi se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

“Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia

Kamëz/Informacion paraprak

Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.

Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.

Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

ANKARA – NATO neutralizon raketën balistike të lëshuar nga Irani në hapësirën turke

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë tha sot se...

Porto Romano: Tenderi anulohen, Rama mohon presion nga SHBA dhe denoncon interesa të errëta

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij sot në...

Kriza e naftës, Rama: Do krijohet faktori i ri shtetëror në treg

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para gazetarëve,...

Masë sigurie për Ballukun, kërkesë në GJKKO për shuarje: S’jam më në detyrë

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka paraqitur një kërkesë pranë Gjykatës...