Aksidenti me 4 viktima në Fushë-Prezë, lihet në burg shoferi i betonieres: U përpoqa t’i ndihmoja, por…

Më datë:

Gjykata ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg Aleksandër Krrashin, shoferin e betonieres ku dy ditë më parë u përplasën për vdekje 4 të rinj.

Ngjarja ndodhi në Fushë Prezë.

“U përpoqa në maksimum t’i ndihmoj, dera e makinës nuk u hapte. Lajmërova dhe një koleg të një betoniere tjetër të vinte për të më ndihmuar me shuarjen e zjarrit”, tha Krrashi para togave të zeza.

Masë sigurie është lënë edhe për kushëririn e tij, Valentin Krrashi.

Ndërsa menaxheri i firmës së prodhimit të betonit, Danjel Koxha është lënë në detyrim paraqitje.

Ky i fundit dyshohet për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Aksidenti tragjik që i mori jetën 4 të rinjve

25-vjeçari Enejdi Laçi që drejtonte mjetin, vëllai i tij Erildi Laçi 20 vjeç, kushëriri i tyre Andi Laçi 22 vjeç dhe shoku Enrikejd Kurti 24 vjeç u dogjën brenda makinës tip “Benz” që shpërtheu në flakë pas përplasjes me betonieren.

Hetuesit kanë dalë në përfundimin paraprak se ata po udhëtonin me mbi 170 kilometra në orë në momentin e aksidentit. Shoferi Aleksandër Krrashi ka deklaruar se kishte ndaluar mjetin pasi i kishte mbaruar karburanti.

Ai ka treguar se ishte duke ikur të furnizohej në një pikë karburanti që ndodhet pranë vendit të ngjarjes, por sipas tij kishte harruar të ndizte bllokazhin që sinjalizon ndalimin e mjetit.

Por dëshmia e tij është kontradiktore pasi fillimisht u deklaruar se ishte në lëvizje kur makina tip “Benz” e goditi nga pas.

Pas aksidentit u largua nga vendngjarja për t’u dorëzuar pak orë më vonë në policinë e Kamzës.

Kushëriri i tij, Valentin Krrashi u vu në pranga pasi dyshohet se e ndihmoi të largohej nga vendi i aksidentit.

Nga ana tjetër, është shpallur në kërkim edhe administratori i firmës së betonieres.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

ANKARA – NATO neutralizon raketën balistike të lëshuar nga Irani në hapësirën turke

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë tha sot se...

Porto Romano: Tenderi anulohen, Rama mohon presion nga SHBA dhe denoncon interesa të errëta

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij sot në...

Kriza e naftës, Rama: Do krijohet faktori i ri shtetëror në treg

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para gazetarëve,...

Masë sigurie për Ballukun, kërkesë në GJKKO për shuarje: S’jam më në detyrë

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka paraqitur një kërkesë pranë Gjykatës...