Apeli i GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Më datë:

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e Safet Bajrit për lirimin nga qelia.

Mësohet se Safet Bajri gjatë seancës ka hedhur poshtë provat për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër. Ai ka thënë se ato janë përgjime pa lidhje dhe se ajo është rruga që kalon gjithmonë për në shtëpi.

“Se kuptoj si mund të quhen prova këto përgjime pa lidhje, unë në diskotekë dhe restorant peshku kam qënë atë ditë, me ik në shtëpi nga ato rrugë do kaloj ku kam kaluar gjithmon”, ka thënë Safet Bajri.

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën e “arrestit në burg” edhe për Behar Bajrin dhe Astmerin Bilalin.

Për përkrahje të autorit të krimit është arrestuar edhe Eria Ago, e cila gjithashtu ka ankimuar masën në Apelin e GJKKO.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga...

Erdogan bën apel për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri thirrje të mërkurën...

Strategjia 2026-27 për arsimin, prezantim nga Kumbaro: Fokus në ndërkombëtarizim

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro: Do të hapim Liceun Francez...