20.5 C
Tirana

2 akuza të tjera? Veliaj: Refuzoj ta pranoj se këtu e ha po punove shumë…

Më datë:

Kryebashkiaku i Tiranës ka ndarë me opinionin publik 2 akuza të tjera ndaj tij, të cilat i cilëson “komike”. Përmes një postimi në Facebook, shkruan se prokurori Olsi Dado e akuzon se ka takuar 2 agjentë të huaj, ndërkohë që ata janë arkitektë me reputacion ndërkombëtar.

“Telefon pas telefoni dhe gjurmim pas gjurmimi, Ols Dado më akuzon se kam takuar dy agjentë të huaj, Jesus Hernandez dhe Marco Casamonti, në fakt dy arkitektë me reputacion ndërkombëtar, që Nesti Kafka duhet ta kishte për nder t’u jepte dorën. Dhe sipas Kafkës tim, i paskam takuar për “punë sponsorizimesh”, se taktika e tij është “kap thërrime dhe hiqu si dyqan buke”. Po more, i kam takuar të dy star-arkitektët, me kënaqësi të madhe madje – por, jo për t’ju dhënë ndonjë favor të pamerituar që t’ju marr ndonjë favor personal mbrapsht, po për t’ju dhënë respekt e për t’ju marrë kontribut FALAS për Tiranën”, shkruan Veliaj.

Më tej, thekson se “refuzon ta pranojë se në këtë vend e ha po punove shumë”, krahas disa fotove të tij nga puna si kryetar bashkie.

“Ja, shih Lulin”, tha dikush me cinizëm, “s’bëri asnjë punë e nuk e gjeti gjë”. Unë këtë e refuzoj! E refuzoj mentalitetin se po punove, do sulmohesh, ndaj mos puno. Unë besoj se Shqipërinë e çon përpara puna dhe njerëzit e punës, jo përtacët, qylaxhinjtë, frikacakët, xhelozët e llapaqenët. Këtë besoj unë dhe besoj se këtë e beson edhe shumica e mirë, idealiste, e ndershme e vendit. Për gjithë njerëzit e punës, kokën lart dhe përqafime me mall!”, përfundon ai.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FErionVeliaj%2Fposts%2Fpfbid02xiideoN3oh9qYv54kKhxbX2Sn2zkEbYEYfA5hucBLgoMVPpSrGeSY4f2MtTKJrunl&show_text=true&width=500

Më herët, këtë të Shtunë, ai uroi të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit, duke shprehur keqardhje që s’do jetë i pranishëm në darkat e iftarit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përvetësoi 20 milionë lekë nëpërmjet mashtrimit, “arrest shtëpie” për avokatin në Vlorë

Një avokat pranë Dhomës së Avokatisë është vënë në...

Balluku: Humbjet në sistemin energjetik në nivelin 17%, nga 45% në vitin 2013

Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...

Hasenauer: Nderimi me Yllin për Mirënjohje Publike, frymëzim për projektet e ardhshme

Profesor Hubert Hasenauer, rektor i Universitetit të BOKU në...

SHBA – Të paktën 12 të vdekur pas rrëzimit të avionit të mallrave në Kentaki

Numri i të vdekurve nga rrëzimi i një avioni...