19.5 C
Tirana

“Jetim me nënë e babë”, Alfred Muharremi në podcastin e Ramës

Më datë:

Alfred Muharremi, një i ri i rritur pa kujdesin prindëror, i cili ka drejtuar lëvizjen për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve jetimë ishte i ftuari i radhës i Kryeministrit Edi Rama në Podcastit “Flasim”.

“Një djalë që u bë burrë pa prindër dhe një prind që gjeti edhe prindërit”, u shpreh fillimisht kryeministri Rama.

I rritur mes Shtëpisë së Fëmijës Shkodër dhe fshatit “SOS”, Alfredi ia doli të drejtojë një lëvizje që u shtri në gjithë vendin dhe që ka asistuar në mbështetje për qindra fëmijë dhe të rinj pa kujdes prindëror.

“Ka qenë një nismë brenda rrjetit tonë të njohjeve të punësimit dhe më pas shumë njerëz të cilët i kishin miq, kolegë pune, filluan që të na kërkonin, nëse keni raste familjesh ose fëmijë që doni të ndihmoni atëherë të lutem na kontaktoni”, tha Alfred Muharremi.

Përmes lëvizjes së tij, Muharremi ka përcjellë kërkesat e jetimeve në nivelet më të larta të politikës duke u bërë zëri i tyre pranë institucioneve.

Ndër të tjera, vlerësoi reformën e bërë në institucionit e kujdesit social.

Edi RamaTani si janë institucionet sipas teje?

Alfred MuharremiGjëja që unë jam krejtësisht mirënjohës, falenderues, sot e gjithmonë, gjithë jetën është se atë barrë që unë e kalova kur isha në moshën 3 deri në moshën 5 vjeç, sot fëmijët nuk e kalojnë.

Muharremi ka qenë pjesë e platformës së Partisë Socialiste “Deputeti që duam”, në zgjedhjet e vitit 2021, por nuk arriti të dalë fitues.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...