19.5 C
Tirana

“Negociatat të mbyllen në 2027-ën”, Rama: S’na duhet vetëm fitorja aritmetike

Më datë:

Nga takimi i tij me socialistët në Kamzë, kryeministri Edi Rama vuri sërish theksin te prioriteti i tij, që është procesi i negociatave me BE-në. “Kemi vendosur bashkarisht që brenda 2027-ës duhet ta mbyllim këtë proces negociatash”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ai tha se më 11 Maj, fitorja e Partisë Socialiste nuk duhet të jetë thjesht aritmetike.

Nëse ndodh, do të ishte negocimi më i shpejtë në historinë e zgjerimit të BE-së. Nuk ka mundësi që ne të humbasim më asnjë muaj! Nuk duhet një fitore aritmetike e PS-së, por një triumf. Një fuqi me votën e shqiptarëve që më 11 Maj nuk duhet të mendojnë të parën partinë dhe logon që do zgjedhin, por Shqipërinë në rrugën e negociatave dhe janë 1 mijë veta të ulur në të gjitha tryezat që bëjnë negociata. Janë 40 persona që merren vetëm me këtë punë, Tiranë-Bruksel, Bruksel-Tiranë.”

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian sipas tij, garanton 3 gjëra. “Lirinë individuale, barazinë para ligjit dhe standardet europiane të bashkëjetesës demokratike.”

Që prej çeljes së grup-kapitujve me BE-në, Rama e ka deklaruar herë pas here se në fokusin e mazhorancës qeverisëse është të ulet në tryezën europiane si anëtare me të drejta të plota. Qytetarëve shqiptarë u është drejtuar me thirrjen për “t’u bashkuar në këtë mision”, i cili sipas tij është historik dhe patriotik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...