2.5 C
Tirana

Do t’i kryhet autopsia, zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në QSUT. Familja kërkon drejtësi

Më datë:

Ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, shoqëruar nga prokurorët e Prokurorisë së Tiranës dhe në prezencë të familjarëve të 12-vjeçarit, L.S., zhvarrosën trupin e pajetë të tij për t’iu nënshtruar autopsisë. Kujtojmë se i mituri humbi jetën tragjikisht më 8 Janar të këtij viti në QSUT.

Ekspertët do të marrin mostra nga trupi i 12-vjeçarit dhe më pas do të dërgohen për ekspertim në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Mjekët e QSUT–së deklaruan se L.S ndërroi jetë si pasojë e miokardit akut. Mirëpo familjarët e viktimës kanë ngritur pretendime të tjera. Ata akuzojnë mjekët për neglizhencë në trajtim.

Pas vdekjes së 12-vjeçarit, familjarët refuzuan kryerjen e autopsisë, por më pas, me nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës, e cila është kompetente për rastin, u vendos për kryerjen e autopsisë.

Reagimet e familjarëve kanë qenë të vazhdueshme. Madje ata protestuan duke kërkuar që hetimi të bëhet i plotë dhe të përcaktohet shkaku i vdekjes së 12-vjeçarit nga fshati Pocestë i Maliqit.

Familjarët duan drejtësi

Sadiku tha se mjekët në Shqipëri pretenduan se i mituri kishte virozë, ndërkohë që bluzat e bardha në Greqi, Itali e Gjermani konfirmuan se bëhej fjalë për infeksion bakterial.

Sipas saj, i vëllai nuk kishte pasur asnjëherë më parë probleme me shëndetin e se madje luante futboll, ëndërr që iu pre në mes.

Rasti i rëndë u shënua me 8 Janar, por prej ditësh i mituri kishte pasur shqetësime. Pas kurimeve që nuk sollën asnjë rezultat në Korçë, familja e solli 12-vjeçarin në Tiranë. Por edhe këtu, sipas tyre, nuk është ekzaminuar siç duhet.

“E priti si fillim urgjenca pediatrike [në Tiranë]. Kemi pritur për rreth 20 minuta në hollin e urgjencës pediatrike që të kalonte nga urgjenca pediatrike në pavijonin e endokronologjisë. Aty vëllait tim nuk i është bërë asnjë lloj ekzaminimi përveç një grup analizash gjaku dhe matje diabeti. Kaq. Mami gjithmonë insistonte. Në orën 5:00 ka thënë ka të nxira te gishtat, këmbët i ka të ftohta, duart i ka të ftohta dhe ato thonin i ka të ftohta se i mban jashtë se s’ka ngrohëse spitali”

Anastasia Sadiku tha se nuk do të lërë ‘gur pa lëvizur’ derisa drejtësia për vëllain e saj të vendoset në vend.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...