4.5 C
Tirana

“Dimër” në Kavajë, 13 të arrestuar dhe 1 në kërkim

Më datë:

13 persona janë vënë në pranga si rezultat i një operacioni policie në Kavajë. Policia thotë se ka shpallur në kërkim një tjetër ndërsa një person është proceduar në gjendje të lirë.

Aksioni i policisë, i koduar “Winter” u krye pasi këta persona rezultonin se shisnin kokainë dhe kanabis në afërsi të shkollave në Kavajë.

Autoritetet sekuestruan 80 doza kokainë, 620 doza kanabis, peshore elektronike, pajisje për presimin e lëndëve narkotike dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në Euro e Lekë dhe 19 celularë.

Po ashtu janë sekuestruar 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, 1 detektor dhe 1 bllokues valësh.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe individualisht, shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në zona të ndryshme të Kavajës, kryesisht afër shkollave”, njoftoi policia.

Uniformat blu kanë shpërndarë pamje nga aksioni i tyre. Siç duket edhe nga pamje ka pasur me dhjetëra forca policie që kanë marrë pjesë.

Sipas asaj që ka mësuar gjatë operacionit “Winter” janë arrestuar:


R. Gj., 35 vjeç, banues në Rrogozhinë; R. D., 29 vjeç, banues në Kavajë; E. D., 22 vjeç, banues në Kavajë; R. L., 25 vjeç, banues në Kavajë; R. K., 19 vjeç, banues në Kavajë; A. Sh., 23 vjeç, banues në Kavajë; R. Sh., 21 vjeç, banues në Kavajë; E. M., 29 vjeç, banues në Kavajë; B. B., 33 vjeç, banues në Kavajë; S. A., 25 vjeç, banues në Kavajë; K. V., 52 vjeç, banues në Kavajë; B. D., 50 vjeç, banues në fshatin Synej; A. Xh., 38 vjeç, banues në Kavajë. Gjithashtu, ka nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. M., 32 vjeç, banues në Kavajë dhe është shpallur në kërkim shtetasiB. D., 32 vjeç, banues në Kavajë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e lëndëve narkotikëve dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në euro dhe lekë dhe 19 celularë; 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, 1 detektor dhe 1 bllokuesh valësh. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe individualisht, shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në zona të ndryshme të Kavajës, kryesisht afër shkollave. Vijon puna për kapjen e shtetasit B. D. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...