Shisnin armë zjarri në mënyrë të paligjshme, arrestohen dy persona në Tiranë

Më datë:

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 49-vjeçar E.k., dhe 18-vjeçarin F.K., gjithashtu kanë shpallur në kërkim dy të tjerë, përkatësisht F. A., 28 vjeç dhe E. Z., 28 vjeç. 

Këta katër personat dyshohet se kishin ngritur një grup ku shisnin armë zjarri në mënyrë të paligjshme në Tiranë, Thumanë dhe Fushë Krujë.

Bëhet me dije se prej 3 muajsh Sektori i Hetimit të Trafiqeve kishte nisur hetimet për trafikun e armëve. Për dokumentimin e veprimtarisë kriminale është blerje e simuluar.

Një kallashnikov, sipas burimeve, kushtonte nga 1 mijë deri në 1500 Euro, ndërsa pistoletat nga 1500 deri në 2 mijë Euro.

Armët e zjarrit që do shiteshin rezultojnë të jenë të vjetra, ndërsa do të dërgohen për ekzaminim nëse janë përdorur për ngjarje të tjera kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Heliks” janë sekuestruar 3 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë dhe në Krujë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Peshqit ngordhin në liqenin e Kasharajt, nis procedimi për administratorin e firmës

Administratori i firmës që po kryen punimet për rehabilitimin...

Trafik kokaine nga Amerika Latine, Apeli i Posaçëm konfirmon dënimet

Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet e shpallura...

Miratohet deklarata për ish-krerët e UÇK-së, Kurti: Hap i parë drejt drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur miratimin e...

Hetimet për Vlora Hysenin, Çuçi: Këshilli i Sigurisë do të mblidhet sërish

Kreu i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Bledi Çuçi, deklaroi...