Foto/ U plagos nga bashkëjetuesi, 44-vjeçarja Anila Prendushi, edukatorja nënë e 3 fëmijëve po lufton për jetën

Më datë:

Anila Ndoka Prendushi, 44 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa po merr trajtim në reanimacionin e Spitalit të Shkodrës. Nga informacionet paraprake, u tha se Anila u qëllua me armë në kokë nga bashkëjetuesi i saj, Kolë Manaj, 34 vjeç, ndërsa ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht nga policia.

Sakaq, 44-vjeçarja mësohet se është nënë e tre fëmijëve dhe se ishte e divorcuar prej 6 vitesh.

Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Anila Prendushi mësohet se kishte nisur bashkëjetesën me të dashurin e saj 10 vite më të vogël, Kolë Manaj.

U plagos nga bashkëjetuesi, 44-vjeçarja Anila Prendushi, edukatorja

Ata, sipas informacioneve, mësohet se qëndronin bashkë prej 5 vitesh. Ndërsa ende nuk dihet se kush është shkaku që e ka shtyrë 34-vjeçarin drejt këtij krimi të rëndë.

Anila punon si edukatore dhe ngjarja ka ndodhur ne brendësi te automjetit tip ‘Tiguan’, që është në pronësi të 44-vjeçares.

Viktima dhe e plagosura mësohet se nuk janë banorë të zonës. Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen  e rrethanave të ngjarjes.

Sipas burimeve nga Spitali i Shkodrës, Anila Prendushi (Ndoka) ka një plumb në kokë dhe ndodhet ne reanimacion ndërsa 34-vjecvari Kole Manaj ka humbur jetën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...