Kombëtarja e vajzave nis përgatitjet për Nations League, trajneri Grima shpall listën

Më datë:

Kombëtarja shqiptare e femrave do të nisë grumbullimin dhe përgatitjet zyrtare për dy ndeshjet e para të Nations League ndaj Ukrainës dhe Çekisë, të dielën e 16 shkurtit.

Trajneri Armir Grima ka shpallur sot listën e futbollisteve të grumbulluara, duke ftuar 22 lojtare për këto dy përballje.

Në skuadër rikthehen Lavdije Begolli, Klea Hamonikaj, Ilarja Zarka dhe Jehona Coka, ndërsa një risi në listë është talentja Stacey Qosja, e cila merr ftesën e parë me ekipin kombëtar A. Pjesa tjetër e skuadrës përbëhet nga lojtare që kanë qenë më parë pjesë e përfaqësueses shqiptare.

Ekipi do të grumbullohet në Tiranë dhe do të nisë përgatitjet të dielën në “Shtëpinë e Futbollit”. Shqipëria do të përballet me Ukrainën më 21 shkurt në stadiumin “Niko Dovana”, me sfidën që do të nisë në orën 18:00. Ndërkohë, më 25 shkurt, vajzat kuqezi do të luajnë në transfertë ndaj Çekisë, me ndeshjen e planifikuar për t’u zhvilluar në orën 17:30.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mbrojtja e Veliajt ‘shpërthen’ ndaj gjykatës: Hapni provat, kafazin dhe kamerat!

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, ka reaguar...

Rama pret sërish në Kryeministri ambasadoren e SHBA-ve në Greqi

Siç mund ta shihni edhe në video, kryeministri Edi...

Shiste kokainë dhe kanabis në Dhërmi, arrestohet 36-vjeçari

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në...

ATHINË – Të shtëna me armë në zyrat e sigurimeve

Një incident me armë zjarri ndodhi sot në orën...