“Mos guxo”, Berisha paralajmëron Ramën: Po thirre protestë tjetër…

Më datë:

Kryetari i PD Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që “të mos guxojë për protestë tjetër para SPAK”.

Kjo referuar, qytetarëve dhe punonjësve të bashkisë që u mblodhën para këtij institucioni në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas Berishës, në rast se kjo gjë përsëritet, opozita do të kundërpërgjigjet me protestë e cila thekson ai “do jetë përfundimtare për Ramën”.

“Mos guxo të organizosh protestë tjetër se opozita do të të përgjigjet me një kundërprotestë që ti s’mund të imagjinosh. Mos guxo, mbaje mend këtë! Po thirre protestë tjetër, do të thirret protesta përfundimtare për ty! Po shkon drejt zgjedhjeve, ki kurajon të përballesh me votën e qytetarëve, për sulmin që ke bërë, tejkalove El Chapot dhe çdo kriminel në pushtet e jashtë pushtetit që ka ekzistuar deri sot.”

Më tej, njoftoi se PD do të dërgojë për ndjekje penale ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, drejtorin e  Policisë së Shtetit Ilir Proda dhe kreun e qeverisë. Kryedemokrati tha gjatë konferencës për mediat se “policia nuk ndërmorri asnjë veprim teksa rrogtarë të bashkisë godisnin makinat e gjykatësve”. “Akt i paprecedentë, i pashembullt!”, tha ai.

“Po vazhdove, popullin do e kesh në Surrel!”, i përsëriti kryeministrit Rama.

Kujtojmë se lidhur me protestën në fjalë kanë nisur veprime hetimore, ndërsa GJKKO e ka cilësuar sjelljen e Policisë së Shtetit si ”të papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhi i Ramës: E ardhmja e Shqipërisë mbi çdo interes individual

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë aktivitetit...

“Shqipëria është e jona”, protestuesit mbushin Bulevardin me mesazhe kundërshtuese

Kjo është dita e tretë e protestës, ku ka...

Aksident zinxhir në Levan–Tepelenë, të lënduar tre persona, mes tyre turistë të huaj

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme...

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur

Trafiku ajror në Belgjikë do të ndalet të martën...