Protesta e mbështetësve të Veliaj, Bardhi: Hoxha gënjeu në Kuvend

Më datë:

Gazment Bardhi, akuzoi këtë të premte ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha se gënjeu dhe keqinformoi publikisht gjatë seancës parlamentare lidhur me sjelljen e policisë në protestën që zhvilluan mbështetësit e Erion Veliajt para GJKKO-së.

“Ministri i Brendshëm gënjeu dje publikisht dhe keqinformoi Kuvendin e Shqipërisë lidhur me mosveprimin e Policisë së Shtetit ndaj tentativës mafioze të drejtorëve batakçi të Bashkisë së Tiranës për të intimiduar fizikisht në krye të detyrës gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm. Ky mashtrim institucional dhe publik i Ministrit të Brendshëm provon edhe autorësinë e urdhrit politik për të penguar drejtësinë që të mbajë përgjegjës para ligjit cilido, pavarësisht statusit të tij”, shkroi Bardhi në rrjetet sociale.

Ai shkruan më tej se Erion Veliaj nuk është mbi ligjin dhe se Policia e Shtetit është keqpërdorur nga kryeministri Edi Rama për t’i ardhur në ndihmë një personi që hetohet për korrupsion dhe pastrim parash. Për këtë arsye, ai thotë se ministri Ervin Hoxha dhe drejtori i policisë, Ilir Proda duhet të shkarkohen nga detyra dhe të ndiqen penalisht.

“Edi Rama mund të zgjedhë të jetë avokat i Erion Veliajt, por këtë duhet ta bëjë privatisht, jo duke keqpërdorur institucionet e shtetit. Mosveprimi i Policisë së Shtetit, që sipas GJKKO dhe SPAK, ka vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ, në krye të detyrës, nuk mund të kalojë në heshtje. Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të shkarkohen menjëherë nga detyra dhe të ndiqen penalisht”, tha Bardhi.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, mosveprimi i Ramës e bën atë jo vetëm përgjegjës drejtpërdrejt për situatën, por “është edhe një grusht shteti i pushtetit ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor”.

Çfarë ndodhi?

Protesta e mbështetësve të Erion Veliajt ditën që ai doli para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ka shkaktuar reagime.

Fillimisht këtë çështje, Gazment Bardhi e ngriti në parlament, duke akuzuar drejtpërdrejt ministrin Hoxha. “Policia dje ka lejuar një tubim të paligjshëm”, tha Bardhi.

Por Hoxha u përgjigj se pretendimet e Bardhit janë të pavërteta. Ai tha se mbështetësit e Veliajt janë grumbulluar para SPAK në mënyrë të menjëhershme. “Edhe garda dhe punonjësit ishin aty, por grumbullimi ishte i menjëhershëm, njerëzit erdhën papritur për të mbështetur kryebashkiakun. Dje nuk ka pasur asnjë incident që ka shkaktuar dëme materiale”, tha Hoxha.  

Sot reagoi edhe vetë GJKKO që e konsideron sjelljen e Policisë së Shtetit si “paprecedentë, të papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore”. Gjykata e Posaçme tha se me mosveprimet e saj Policia e Shtetit ka kontribuuar në pengimin e Gjykatës së Posaçme në ushtrimin e “e funksioneve të saj kushtetuese dhe ligjore për të gjykuar në një ambient të sigurt dhe të qetë si dhe për të garantuar jetën dhe shëndetin e gjyqtareve dhe personelit administrativ”.

Po ashtu kjo gjykatë ka kërkuar që t’i vihet në dispozicion procedura ligjore e ndjekur dhe planin e masave që janë marrë në rastet e ngjashme sikur protestat që janë kryer kur është paraqitur edhe kryedemokrati Sali Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...