14.5 C
Tirana

Erion Veliaj transferohet në paraburgimin e Durrësit

Më datë:

Kryebashkiaku Erion Veliaj është transferuar në ambientet e paraburgimit në Durrës.

“Aktualisht është sistemuar në një nga dhomat e paraburgimit, aty ku do të presë çështjen gjyqësore për akuzat e ngritura.

Është transferuar këtu, për shkak të distancës nga Tirana, por edhe për kushtet.

Në të njëjtat ambiente ndodhen edhe ish-ministri Ilir Beqaj dhe ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja”.

Kujtojmë se ditën e djeshme u verifikua masa e “arrestit me burg” për Veliajn, pas më shumë se 6 orësh seancë gjyqësore në GJKKO. Ndërkohë, u ndryshua masa për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Gjykata la në burg biznesmenin Elman Abule dhe “detyrim paraqitje” 5 personat e tjerë nën hetim.

Gjyqtari Bani mori këtë vendim pasi dëgjoi për më shumë se 6 orë personat e akuzuar, avokatët e tyre si dhe dy prokurorët e çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani.

Ai qëndroi për më shumë se 1 orë në Dhomën e Këshillimit.

Erion Veliaj kërkoi lirimin nga qelia në këmbim të garancisë pasurore, por kërkesa e tij nuk u mor parasysh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha denoncon Ramën: “AKSHI tejkalon çdo krim”, tregon skenarin e protestave

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar se cili...

SPAK: Dëshmitarët e Ballukut janë kërcënuar gjatë seancave të mbyllura

Këshilli i Mandateve është mbledhur sot në orën 10:00...

I akuzuar për korrupsion dhe trafik droge, arrestohet 64-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

BERAT- Adriano Patozi 64-vjeçari është arrestuar nga policia pasi rezulton...

Elbasan: Konflikti familjar përfundon me arrestimin e një të riu

Sherr në një familje në Elbasan. Një 34-vjeçar akuzohet...