0.5 C
Tirana

Kryeministri Rama: Erion Veliaj nuk do të shkarkohet

Më datë:

Ka një tjetër reagim nga ana e kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Në një intervistë për BIRN, kreu i qeverisë është pyetur nëse do të ndjekë standardin e shkarkimit të kryetarëve të bashkisë kur janë nën akuzë.

“Jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra, por nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë transparencë për të dalë tek e vërteta, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, rasti i Veliajt është në “kushte krejtësisht të ndryshme nga ato më parë”. Për Ramën, nuk ka një çështje konkrete korrupsioni, duke shtuar se “jemi përballë një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm të një hetimi jashtë shinave kushtetuese dhe një ndalimi në shkelje të standardeve demokratike”.

Megjithatë, siç e theksoi sot në mëngjes, ai do të marrë kohën e tij para se të dalë me një opinion përfundimtar. Ka ripërsëritur faktin se tashmë socialistët dhe ai vetë nuk do rrinë më “pa komentuar veprimet e sistemit të drejtësisë”, ndryshe nga ç’kanë bërë në 5 vitet e fundit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...