13.5 C
Tirana

Vrasja e Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli”! Prokuroria dërgon në gjyq autorin, nën hetim stafi i shkollës

Më datë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.P., i akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, e parashikuar nga neni 79, shkronja a) dhe dh) i Kodit Penal, në dëm të të miturve M.C. dhe L.M.

Pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka përfunduar hetimet lidhur me procedimin penal nr.7676, të regjistruar datë 18.11.2024

Gjithashtu, nga ana e organit të akuzës është vendosur ndarja e akteve të këtij procedimi, të akteve që lidhen me veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës, të cilat janë regjistruar në një procedim tjetër, dhe për të cilin hetimet vazhdojnë  pasi është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...