“Litarin e të varurit ia çuan në Surrel”, Berisha: Rama i terrorizuar pas arrestimit të Veliajt

Më datë:

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kryeministri Edi Rama është i terrorizuar pas arrestimit të Erion Veliajt. Reagimin e kreut të qeverisë ditën e sotme, Berisha e sheh si hall personal të tij.

“Edi Rama pas arrestimit të numrit 2 të PS-së bëri gjithçka nga njëra anë i terrorizuar dhe i trembur gjer në palcë nga Erion Veliaj që të tregojë se nuk ka gisht në këtë aferë. Këtu do ndalemi pak. Nuk kishte hallin e Erion Velisë, kishte hallin e tij, sepse ky prokuror që guxoi të kërkojë arrestimin e Erion Velisë dhe ky gjykatës që vendosi për arrestimin e tij, këta litarin në shtëpinë e të varurit ia çuan në Surrel. Po, sepse për leje ndërtimi Edi Rama me favore i ka tërkuzë”, tha Berisha.

Ai u shpreh se Rama nuk është i denjë për postin e kryeministrit dhe duhet të japë dorëheqjen.

“Në çdo vend të botës para kësaj situate një njeri që ka minimumin e përgjegjshmërisë jep menjëherë dorëheqjen. Një popull i tërë ngrihet në këmbë për ta përzënë nga zyra një hajdut, një padrino si ky. Le ti bjerë sa të dojë tavolinave, ai është i padenjë për asnjë detyrë shtetërore përveçse aty ku ka përgjegjësitë e tij. Erion Veliaj ishte një hajdut, por abuzime shumë më të mëdha janë të Edi Ramës. Grabitja e portit të Durrësit shkon rreth 4 miliardë Euro që po e ndërton ky me Alabarin e tij”, tha Berisha.

Sipas Berishës, është e paimagjinueshme që një person, duke iu referuar Ajola Xoxës të shpenzojë 1 milionë euro vetëm për garderobë.

“Prokuroria i ka gjetur të gjitha faturat, nuk është se i ka përcaktuar çmimet në garderobë. Ka gjetur të gjitha faturat e TVSH që ka marrë mbrapsht për rrobat që ka blerë Velica e cila paska qenë… një shqiptare që shkon e blen mbi 1 mln Euro. Përveç kësaj çfarë ndodh me Edi Ramën? Tmerrohet. Nëse flitet për 1 milion po në Surrel sa janë këto milionat”, tha Berisha.

Kryedemokrati u shpreh se Rama pengoi arrestimin e Veliajt për inceneratorin e Tiranës, pasi aty është abuzimi më i madh.

“Bëri gjithçka për të treguar se është dorëjashtë në mënyrë që Erion Veliaj të mos i kthehet me këto gjëra, të mos ja kthejë monedhën. Tu tregojë shqiptarëve që unë vërtetë kam bërë gabime, por Rama ka bërë vjedhje të tmerrshme. Këtej u përpoq të hiqej duarjashtë, por dora e zezë e tij është në çdo gjë. Më pyesni ju mua, po pse u arrestua? Unë i pyes qytetarët pse nuk u arrestua për djegësin 130 milionë euro që nuk ekziston. Unë e kuptoj që 1 milionë euro fustane të brendshme e të jashtme të Velicës janë një abuzim shumë i madh por zhdukja e 130 milionë është 130 herë më i madh. Pse nuk ndodhi? Se është Edi Rama”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...