11.5 C
Tirana

Ramosaçaj: Harmonizim i rregullave për vendosjen në treg dhe përdorimin e produkteve biocide

Më datë:

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka miratuar nën për nen dhe në parim projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Entela Ramosaçaj, gjatë fjalës së saj në komision tha se “qëllimi i këtij ligji është përmirësimi i funksionimit të tregut të brendshëm nëpërmjet harmonizimit të rregullave për vendosjen në treg dhe përdorimin e produkteve biocide, duke siguruar mbrojtjen në nivel të lartë të shëndetit të njerëzve, të kafshëve dhe mjedisit”.

“Ky projektligj synon të rregullojë tregtimin dhe vendosjen në treg të produkteve biocide, të cilat janë disa përgatesa që synojnë shkatërrimin, pengimin dhe kthimin në të padëmshme të disa mikroorganizmave, të cilat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut, bimëve dhe kafshëve, por pa dëmtuar gjatë përdorimit të tyre shëndetin e këtyre të fundit”, u shpreh ministrja.

Ramosaçaj shtoi se “nga ana tjetër janë produkte biocide që nuk duhen ngatërruar me produkte pesticide që nuk lidhen me këtë projektligj”.

“Ky ligj lidhet me produktet biocide, si do të transportohen këto produkte biocide, do të paketohen etiketohen, cilat janë vendete origjinës dhe ku do të jenë të certifikuara për përdorim dhe si do të autorizohet përdorimi i tyre dhe vendosja e tyre në treg”, u shpreh Ramosaçaj.

Objektivat e projektligjit janë: mbrojtja e lartë e shëndetit të njerëzve, të kafshëve dhe mjedisit nga përdorimi i produkteve biocide të sigurta dhe cilësore; vendosjen në treg e produkteve biocide të sigurta; prodhimin, importin, eksportin dhe tregtimin e produkteve biocide të sigurta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...