12.5 C
Tirana

GJKKO vendos masën “arrest shtëpie” për Ajola Xoxën. Bashkëshortja e Veliajt ndodhet jashtë Shqipërisë

Më datë:

GJKKO mësohet se ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Masa është kërkuar nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme e ka lënë në fuqi.

Ndërsa, burime pranë SPAK bëjnë të ditur se është firmosur edhe masa e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën.

Por mësohet se kjo e fundit ndodhet jashtë Shqipërisë. Ajola Xoxa ka udhëtuar drejt Romës në datën 8 shkurt.

Dosja ndaj Veliajt po hetohet nga prokurori Olsi Dado.

Më datë 6 dhjetor 2024 SPAK sekuestroi telefonin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa. Me vendim të GJKKO-së kontrolle janë kryer edhe në studion “Harabel” në ish-Bllok ku u sekuestruan edhe dokumente, që kanë të bëjnë me hetimet e nisura nga prokurori Dado.

SPAK nisi hetime të thelluara për pasurinë e Erion Veliajt dhe të familjarëve të tij.

Erion Veliaj akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...