6.5 C
Tirana

Isa Mustafa paralajmëron qeverisjen e LDK-së, tregon punët që do të nisin në ditët e para

Më datë:

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se ballafaqimi me pasojat e COVID-19 do të jetë mbi të gjitha prioritet.

Duke paralajmëruar qeverisjen e LDK-së tha se kjo parti është angazhuar një ekip ekspertësh, për të identifikuar të gjitha masat për rimëkëmbjen ekonomike dhe financiare nga pasojat e këtij virusi, për konsolidimin e mëtejmë të sektorit shëndetësorë dhe atij të arsimit.

“Do të trajtohen të gjitha burimet dhe potencialet e brendshme dhe të jashtme financiare, do të analizohet strukturimi emergjent i buxhetit në aspektin e konsumit, kursimit dhe likuiditetit dhe masat për likuiditetin e sektorit financiar në tërësi”, tha  Mustafa, transmeton Indeksonline.

Lideri i LDK-së tha se prioritet themelor do të jetë mbështetja e sektorit privat të ekonomisë dhe e punësimit si dhe masat lehtësuese për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar me vendet e tjera.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...