19.5 C
Tirana

Plagoset me thikë 26-vjeçari në Lushnje, arrestohet autori

Më datë:

Një plagosje me thikë ndodhi mbrëmjen e së premtes në Lushnje. Për këtë arsye policia ka vënë në pranga 25-vjeçarin Erbion Çërraga. Uniformat blu njoftuan se ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mes autorit dhe 26-vjeçarit Ardian Ymeri.

Ky i fundit, sipas policisë, ka marrë dëmtime të rënda si pasojë e goditjeve me thikë. Aktualisht Ymeri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 25-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit A. Y., 26 vjeç, banues në Karbunarë , i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia e Lushnjes.

Ndërkohë ndaj autorit rëndojnë dy vepra penale, si “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kërkuan t’u hiqet sekuestroja e pasurive, GJKKO “rrëzon” Jamarbër Malltezin dhe Argita Berishën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Osmani për vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Riad...

Zgjedhjet në Vlorë, Brunilda Mersini jep dorëheqjen nga mandati i deputetes

Brunilda Mersini, deputete e Partisë Socialiste e qarkut të...

Komisonerja Kos pret Spiropalin: Mbështesim ambicien për mbylljen e negociatave brenda 2027

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...