8.5 C
Tirana

89 raste të reja, Kina në alarm për një valë të dytë përhapjeje të Covid-19

Më datë:

Në Kinë ka rënë alarmi për një valë të dytë përhapjeje të koronavirusit. Sipas autoriteteve kineze janë regjistruar 89 raste të reja, ku 86 nga këto raste janë të importuara dhe vetëm 3 janë të provincës lokale.

Autoritet janë të shqetësuar për njerëzit që kthehen në Kinë nga Rusia përmes provincës veriore të Heilongjiang.

Një burim ka bërë me dije për mediat e huaja se 79 prej rasteve të reja janë qytetarë kinezë që janë kthyer nga Rusia. Nga këto 65 janë regjistruar si asimptomatik.

Kina tashmë ka marrë vendimin që të mbyllë kufirin me Rusinë në qytetin Suifenhe. Kujtojmë që dje u regjistruan 108 raste të reja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...