80-vjetori i Çlirimit të Vlorës, Vengu: Sakrifica e dëshmorëve, themeli i të ardhmes sonë

Më datë:

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte sot në Vlorë, me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të qytetit.

Së bashku me kryetarin e bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ata kryen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, në nderim të kujtimit të atyre që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Vengu theksoi se, “lufta e shqiptarëve për liri kulmoi me çlirimin e vendit 8 dekada më parë në disa nga qytetet më të mëdha të vendit, dhe një prej tyre ishte Vlora”.

“Në këtë 80-vjetor të Çlirimit të Vlorës, kujtojmë me krenari dhe mirënjohje të thellë ata që luftuan dhe dhanë jetën për të mbrojtur atdheun”, theksoi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Ai shtoi se, sakrifica e dëshmorëve janë themeli i të ardhmes sonë.

“Nder dhe përgjegjësi e madhe të kujtojmë dëshmorët, sakrifica e të cilëve janë themeli i të ardhmes sonë dhe një kujtesë e fortë e detyrimit për ta ruajtur këtë trashëgimi me nder”, shkroi Vengu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ekipi i ri i Demo-s për pushtetin vendor, prioritet shërbimet

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, prezantoi sot...

Policia ndërhyn te Kuvendi, protestuesit largohen nga hyrja

Forcat e policisë kanë ndërhyrë pranë ambienteve të Kryesisë...

Profili i kreut të ri të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë...

GJKKO jep 110 vite burg për grupin e mashtruesve

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi sot më...