8 arrestime deri tani me të SPAK për korrupsionin me uniformat e Policisë

Më datë:

Vazhdon në Tiranë operacioni policor me urdhër të SPAK-ut për zyrtarët e Ministrisë së Brendshme që janë përfshirë në tenderin e dyshimtë të uniformave të Policisë së Shtetit.

Tenderi në fjalë është denoncuar fuqimisht nga Partia Demokratike.

Sipas burimeve deri më tani janë ekzekutuar nga Policia, tetë masa sigurie, arrestime, kërkuar nga SPAK.

Policia gjithashtu është në përfundim të kontrolleve në banesa dhe subjekte të tjera, por nuk është bërë ende e ditur se çfarë materialesh janë gjetur lidhur me akuzat e ngritura nga SPAK-u.

Tenderi për uniformat e Policisë u zhvillua në maj të 2020 dhe kapte vlerën e 27 milionë eurove, ndërsa për të është kallëzuar në SPAK në gusht të 2020, ku ngriheshin dyshime për paracaktim të kompanisë fituese.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS dhe PD dakordësohen për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit; Balla: Fitoi parlamentarizmi

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë finalizuar marrëveshjen për...

Braçe: Të zbatohen standardet e ndërtimit në fasadat e pallateve

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u shpreh sot...

Vodhi dyqanin e bulmetit, arrestohet hajduti në Pogradec

Policia arreston autorin e vjedhjes së dyqanit të bulmetit...

Karakaçi: Masa për rritjen e sigurisë në ndërtim dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi sot...