17.5 C
Tirana

8 vjeçar në kohë lufte, Gjykata Speciale e fton si dëshmitar të paraqitet në Hagë

Më datë:

Qytetari Fahri Fazliu ka njoftuar se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Fazliu përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ftesën e ka pranuar të martën pasdite, ndërsa më 23 qershor i është kërkuar të paraqitet në Hagë.

“Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë! Dje pasdite më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur – mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 23 qershor 2021, në cilësinë e dëshmitarit.

Unë në luftë isha vetëm 8 vjeç. #LiriakaEmërUÇK. ”, ka shkruar Fazliu në Facebook.

Ndryshe, Fahriu Fazliu është nipi i dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu, nga Llausha e Podujevës.

Dëshmori Fahri Fazliu, ra më 2 nëntor të vitit 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut, ndërsa më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi bie heroikisht Bahri Fazliu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Makina e djegur, policia: Në mjet u gjetën katër armë zjarri

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin...

Agjenti i AMP-së i plagosur në Rinas në gjendje kritike për jetën

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë...

Rinas, atentat ndaj një automjeti – një person humb jetën, një tjetër plagoset

Një atentat i mirëorganizuar. Kështu dyshon policia se bëhet...

Takimi Trump – al Sharaa, Siria negociata për bashkimin me Marrëveshjet e Abrahamit?

Vetëm disa orë pas takimit të tij me presidentin...