29.5 C
Tirana

73-vjeçari që plagosi gruan sot në Fushë Kosovë

Më datë:

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, që për pak përfundoi tragjikisht. Për motive akoma të panjohura, një burrë dyshohet se e qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij. Viktima tashmë është transportuar në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Raportohet se i dyshuari është Idriz Alija (73-vjeçar), ndërsa viktima që e qëlloi është bashkëshortja e tij, Sherife Tahiri (42-vjeçare).

Burimet thonë se para katër ditësh, i dyshuari u arrestua për dhunë në familje, pasi u denoncua nga viktima për dhunë psikike e presion të vazhdueshëm.

Pasditen e 2 gushtit, në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, i dyshuari kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes për shkak të konflikteve për xhelozi. Denoncimi i rastit vuri në lëvizje Policinë dhe pas arrestimit, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Pas përfundimit të masës së ndalimit policor, i dyshuari u lirua dhe shkoi një hap më tej, ku sot e plagosi viktimën, rast ky që mund të përfundonte me fatalitet.

Nga Klinika Emergjente kanë bërë me dije se viktima u dërgua në gjendje të rëndë, por fatmirësisht për momentin është me vetëdije. “I ka kryer disa intervenime, por për momentin gjendja është stabile. Ka disa plagë hyrëse dalëse por gjendja është stabile”. Rasti është konfirmuar nga Policia Rajonale në Prishtinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Misionet e kërkim-shpëtimit, ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey asiston FA

Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare...

55 vjeçe në ‘top formë’! Sekretet e vogla të Melania Trump

Melania Trump, 55 vjeçe, vazhdon të tërheqë vëmendjen me...

Beci: Pastrohet në kohë rekord qendra e Thethit

Teksa aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në...

Autor i 13 grabitjeve, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë, vidhte motomjete elektrike dhe…

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën...